Një ndeshje tepër e veçantë dhe për “kartolinë” është zhvilluar mes ekipeve U-15 të Vllaznisë dhe Kukësit. E veçantja dhe komikja e kësaj sfide e luajtur në Shkodër është rezultati i saj, 12-0 për vendasit.

Në një përmbledhje të ndeshjes bie në sy diferenca në cilësi mes të dyja ekipeve. Shkodranët janë bindshëm më të “afërt” me topin, ndërsa moshatarët e tyre fajin më të madh ia hedhin portierit.

Në një fushë e cila nuk ka trajtën e dëshiruar për të stërvitur disa talente të së ardhmes, 15 vjeçarët shkodranë e tepruan me golat ndaj atyre të Kukësit.

Sidoqoftë në sfidat e moshave më e rëndësishmja është zhvillimi i lojës dhe mësimi i hapave të parë në futboll sesa rezultati final i ndeshjes./newsport/