Ne Angli po rritet nje talent me origjine nga Shkodra. E kemi fjalen per 14 vjeçarin Klevi Plori i cili po rritet tek Akademia e klubit te njohur anglez Watford. Ai luan ne rolin e organizatorit dhe spikat per aftesite e tij.

Klevi ka lindur me 16 shkurt te vitit 2008 ne Angli, nga dy prinder shkodrane dhe eshte rritur dhe edukuar me dashurine per vendin e te pareve. Si rrjedhoje, kur i ka ardhur nje oferte per te veshur fanellen kuqezi, ka thene menjehere “po”.

Per kete arsye, ditet e fundit iu bashkua kombetares U15 duke u vene ne dispozicion te trajnerit Armand Dama per turneun qe zhvilloi ne Bosnje. Plori ka spikatur menjehere me lojen dhe performancen e tij duke fituar nje vend te padiskutueshem ne formacionin e kesaj kombetareje.

Me Akademine e Watford po ben paraqitje shume te mira dhe nga sa mesohet, shume klube te njohura nga mbare Europa jane vene ne kerkim te sherbimeve te tij dhe nuk perjashtohet mundesia qe prej veres se ardhshme te behet nje transferim i tille.

Fakti qe Klevi Plori ka zgjedhur tashme te luaje per kombetaren shqiptare, padyshim qe eshte nje lajm shume i mire per ekipet tona kombetare sepse mund te jete nje element qe mund t’i sherbeje shume ne te ardhmen.
Gjergj KOLA