Vesel Limaj është një nga lojtarët më të talentuar dhe më të mirëtë Tiranës. Këtë sezon mesfushori i ka vuajtur jo vetëm dëmtimet, por edhe stolin e rezervave. Në fakt edhe Europa nuk ishtefatsjellëse.

Lojtari nuk ia doli të largohej në verë, teksa tani përtë janë disa oferta që nuk janë konkretizuar. Lojtari kërkohet nëSuedi dhe Turqi nga disa skuadra të këtyre shteteve.

Gjithsesi,në tavolinën e klubit nuk ka ndonjë gjë konkrete. Dihet që Limajështë një nga futbollistët që çmohet shumë prej Orges Shehitdhe në titullin e vjetshëm, ndërsa Tirana mund ta lëshojë vetëmpër ndonjë ofertë të madhe në janar.

Bardheblutë gjatë verësbënë një spastrim në ekip duke fituar gati 1 miliard lekë ngashitja e lojtarëve. Tirana, pasi fitoi titullin, humbi kapitenin Hoxhallari me parametra zero, shiti golashënuesin më të mirë, Seferin, edhe gjithashtu Totren e Tolin, dylojtarë titullarë në triumfin e sezonit të shkuar. Natyrisht, bardheblutë arkëtuan si askush tjetër: 820 mijë euro.

Po, është një shifër e majme, por ama prekën boshtine skuadrës dhe do të duhet njëmrekulli që të përsërisin sezonine një viti më parë.

Kanë avantazhin që edhe të tjerët kanë pësuar shumë ndryshime, por gjithsesi mbetet një sfidë shumë e vështirë.

Tirana largoi De Silvën që nuk “ndezi” asnjëherë si bardheblu, largoi Majkëll Ngonë që ishte thjesht spektator vitin që shkoi dhe Gent Muçën, shumë pak protagonist në fushë, por i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes.

AFRIMET – Tirana ka humbur shumë cilësi dhe kjo as nuk diskutohet. Por nëse ka një”ngushëllim”, atëherë ai mundtë quhet përvoja e lojtarëve që ka afruar. Hasani, Deliu,Patrik, Aleksi, Hila, Husein, Kallaku, Berisha, dhe Iseni kanëtë gjithë eksperiencë në kampionatin shqiptar.

E njohin mirërealitetin këtu dhe gjithashtu kanë treguar se mund të përshtaten. Aleksi i dha shenjat që në Europë. Kallaku ka cilësi,por duhet të kthehet ai i dy viteve më parë. Pjesa tjetërështë për t’u parë.