Operacioni “fshesa” te Prishtina duket se do të vazhdojë. Pasi kanë larguar zyrtarisht Besart Berishën dhe Kristi Vangjelin, skuadra kosovare do të bëjë edhe 5 largime të tjera në merkaton e janarit.

“Telegrafi” bën me dije se trajnerin Abdulah Ibrakovic ka vendosur që Sabien Lilaj, Xhevdet Shabani, Samuel Mone, Florent Avdyli dhe Eglant Haxho të mos jenë më pjesë e skuadrës pasi boshnjaku nuk i ka në planet e tij.

Klubi u ka konfirmuar vendimin e trajnerit dhe lojtarët e kanë pranuar një gjë të tillë dhe në janar do kërkojnë skuadra të reja.

Këto largime do të jenë një okazion i mirë për klubet e Superligës pasi Sabjen Lilaj ishte një nga më të kërkuarit në Shqipëri para se të firmoste me Prishtinën. Gjithashtu edhe Florent Avdyli e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi fitoi titullin me Teutën./newsport/