Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj mund te largohet nga Shkendia e Tetoves. 23 vjeçari eshte i pakenaqur me aktivizimin e tij prej javesh dhe si rrjedhoje, mund t’u kerkoje drejtuesve ta lene te lire.

Ne fillim te sezonit ai ka qene titullar ne ekipin kampion ne fuqi te Maqedonise se Veriut, por me largimin e trajnerit Ernest Gjoka, pozitat e tij nuk kane qene me ato te fillimit.

Kete e tregojne me se miri shifrat e tij. Ne 9 ndeshjet e fundit ne kampionat Hebaj eshte aktivizuar vetem 41 minuta, madje ne 4 ndeshjet e fundit nuk ka luajtur asnje minute.

Ne keto rrethana, kur ai ka nevoje per aktivizim dhe nje gje e tille nuk po i afrohet, nuk perjashtohet mundesia qe kontrata dypaleshe te nderpritet.

Nese ndodh kjo, nuk perjashtohet mundesia qe ai te rikthehet ne Shqiperi, por megjithate duhet pritur deri ne fund te ketij muaji kur te merret vesh plotesisht nderprerja apo jo e kontrates me Shkendine e Tetoves./SHKODRA-SPORT.COM/