Teknologjia ka sjellë revolucion në jetën e njerëzve, gjithsesi disa marrëveshje duhet të mbyllen në takime ballë për ballë.

Kështu duhet të ndodhë në rinovimet e lojtarëve, ku duhet të jenë të dyja palët me përfaqësuesit e tyre, klubi dhe lojtari.

Gjithsesi Luca Cigarini dhe presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini kanë zgjedhur ta zyrtarizojnë rinovimin ndryshe, thjesht me një bisedë në WhatsApp.

Ishte vetë presidenti Giulini që publikoi në rrjetet sociale bisedën me lojtarin e tij:

Presidenti: “A kemi marrëveshje?”

Cigarini: “Po, kemi!”

Presidenti: “Je i madh Ciga, me ty jemi në duar të sigurta, edhe në këmbë të sigurta.”

Cigarini: “Kemi vendosur një tullë.”

Presidenti: “Të pres nesër për firmën.”

Deh ashtu ndodhi…sot Cigarini zgjati kontratën me Cagliarin edhe për një sezon./telesport/