Paraditen e nesërme një grup I madh futbollistësh dhe drejtuesish të Vllaznisë, do të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në homazhet që do zhvillohen në nderim të Medin Zhegës, njërit prej emrave më të mëdhenj të këtij klubi të ndarë nga jeta dy ditë më parë. Pikërisht për këtë arsye, klubi I futbollit Vllaznia ka vënë në dispozicion një autobus për këta veteranë të futbollit që duan të përcjellin për në banesën e fundit kolegun e tyre. Nisja e këtij autobuzi do bëhet nesër në orën 08.30 të mëngjesit nga sheshi pranë teatrit “Migjeni” dhe pritet që në bordin e tij të jenë edhe mjeshtrat Rragami, Ndoja, Çapaliku, Rakiqi, Lekaj, Gjergji, Borshi, Cungu, Dani etj. Ata e kanë pritur shumë keq lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut të tyre. Prej një viti kanë mbetur me shpresë se gjendja e Dinit do përmirësohej por më kot. E kanë vizituar shpeshherë në ambjentet e spitalit ku ka qenë I shtruar, janë munduar t’I japin kurajo por më kot. Nesër ata do të jenë të detyruar ta përcjellin për në banesën e fundit mikun e tyre dhe për këtë ndjejnë një keqardhje të madhe.