Keqardhjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Medin Zhegës kanë shprehur edhe dy të tjerë të Vllaznisë dhe kolegë të tij, Esat Rakiqi dhe Nikoll Gjergji. Ata në pak fjalë janë munduar të evidentojnë vlerat kryesore të këtij njeriu, si një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë por edhe një nga trajnerat më të mirë të saj. “Ishte një lajm I vështirë për mua. E kam patur shumë shok që në lagjen tonë Dudas. Ishte më I ri se unë, por topi na lidhi për të na ndarë vetëm në këto ccaste. Kur ishte fëmijë dinin e thërrisnim për talentin që kishte me topin “Din Poza”. Sapo mora lajmin e vdekjes kam hapur menjëherë albumin e fotove dhe kam kujtuar gjithë ato vite që kaluam sëbashku. Në fushë së bashku me ekipin e  Vllaznisë dhe më pas në detyrën e trajnerit sëbashku. Për vite kampion me Vllazninë dhe mbylljen së bashku në fushën e trajningut e kemi patur në vitin 2004 në ato takime me ekipin skocez të Dandit. Kemi fituar kupa e kampionate së bashku. Din Zhega është një nga promotorët e brezave të mirënjohur lojtarësh jovetëm të Shkodrës por edhe të Shqipëris. Ne jemi krenar se kemi patur mudnësi të njohim një njeri të tillë. familjes së Dinit gruas dhe djemve, të afërmve të tij I jap ngushllimet më të sinqerta, nga unë dhe familja ime”-ka thënë Rakiqi. Ndërsa mjeshtri tjetër Nikoll Gjergji do të shprehej: “Shkodra dhe Shqipëria ka humbur një nga figurat e saj më të ndritura. Ka humbur njeriun që ka dhënë shumë për Shkodrën edhe atëherë kur ka jetuar në kryqytet. Din Zhega nuk ka qenë vetëm një lojtar I madh dhe tepër virtuoz, por ai ka qenë edhe një njeri I madh dhe tepër këmbëngulës. Din Zhega nuk është njohur vetëm si futbollit, por edhe si  drejtues I aftë. Nga duart e tij kanë dalë shumë e shumë breza lojtarësh. Prandaj Shkodra duhet të jetë krenare për birin e saj. Unë I jap ngushllimet më të sinqerta familjes së mikut tim, Din Zhega”.
www.shkodrasport.com