Ndryshimet ne krye te Vllaznise do te shoqerohen me shume ndryshime edhe ne menyren e administrimit te klubit apo dhe ne drejtime te tjera.

Gjeja e pare qe kane bere drejtuesit e rinj ka qene nxjerrja ne shitje e aboneve sezonale per tifozet, praktike kjo qe kishte vite qe nuk aplikohej.

Ne njoftimin e shperndare pak minuta me pare nga klubi shkodran, behet e ditur se ne tribunen qendrore te stadimit “Loro Boriçi” do te krijohet edhe nje zone- sektor, vetem per familjaret. Kjo me qellimin e qarte per ta bere klimen ne stadium edhe me te qete dhe familjare. Ja njoftimi i klubit shkodran:

“Të nderuar tifozë të Vllaznisë!

KF Vllaznia dëshiron t’iu informojë se duke nisur nga dita e nesërme, do të fillojë shitja e aboneve sezonalë, e vlefshme për të gjitha ndeshjet që ekipi ynë do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi”. Në vlerën e abonesë është llogaritur çmimi i biletave me zbritje prej 30 % nga çmimi i biletës normale dhe kjo është bërë për 20 ndeshje (18 ndeshje të kampionatit dhe 2 ndeshjet e tureve të para të Kupës së Shqipërisë) ndërkohë që ndeshjet më të rëndësishme të Kupës do jenë sërish bonus për tifozët që do të bëjnë abonimin sezonal.

Çmimet sipas tribunave për abonetë e sezonit 2021-2022 do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP 20 000 lekë

Tribuna A+ B 14 000 lekë

Tribuna D2-D3 10.000 lekë

Tribuna D1-D4 7.000 lekë

Tribuna C dhe E 4.000 lekë

Të gjithë tifozët e interesuar duke filluar nga dita e nesërme nga ora 09.00- 12.00 dhe më pas, nga e hëna deri të premten çdo javë, të paraqiten pranë zyrave të KF Vllaznia tek stadiumi “Loro Boriçi”. Ata duhet të kenë me vete një kartë identiteti ose pasaportë, një foto personale si dhe do të plotësojnë një formular.

Të interesuarit mund të telefonojnë edhe në numrin e telefonit +355 67 523 6981
Po ashtu, klubi ka menduar edhe krijimin e një sektori- zone në tribunën qendrore, e cila do të jetë vetëm për familjarët. Për ta përfituar atë, minimumi i shitjes së aboneve është 2 copë.

Me gjithë këto veprime, KF Vllaznia kërkon të lehtësojë sa më tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve ne shkallet e stadiumit për sezonin e ri futbollistik”.