Vllaznia-Juventus është sfida më prestigjoze që një skuadër shqiptare ka përjetuar ndonjëherë. Vajzat kuqeblu do të përballen në raundin e fundit kualifkues me ekipin bardhezi për të synuar një kualfikim madhështor në grupet e Champions Leagues, megjithatë do të jetë një mision shumë i vështirë.

Kampionet e Shqipërisë kanë marrë edhe vlerësimin e trajnerit të Juventusit, Joe Montemurro i cili nuk kërkon të nënëvlerësojë skuadrën shqiptare.

“Vllaznia është një skuadër për t’u respektuar, është kampione e Shqipërisë, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos e nënvlerësojmë. Do të jetë nje ndeshje e bukur. Nuk kemi ndonjë avantazh , duhet që cdo ndeshjeje ti japim rëndësi. E njohim Vllazninë , këmi parë disa video.

Duhet ta respektojmë maksimalisht. Është një ekip kompakt, kanë cilësi të mira dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm, e përsëris nuk duhet ta nënvlerësojmë ekipin kundërshtar

Trajneri që fitoi kampionatin anglez me një rekord pikësh kur drejtonte skuadrën e femrave të Arsenalit është ië kënaqur me gjëndjen e ekipit të tij, teksa e konsideron një arritje të madhe nëse Juvja mbërrin në fazën e grupeve.

“Skuadra ime ka një formë të mirë. Kemi zhvilluar një fazë të mirë përgatitore, duhet të bëjmë edhe rotacion sepse kemi shumë ndeshje. Kam gjithë grupin në dispozicion, por gjithçka është në rregull. Unë shpresoj shumë që Juventusi të shkoj larg në Championss, do ishte diçka shumë e madhe për vajzat por edhe për klubin nëse do e fitonim këtë trofe.”