Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubi Vllaznia më pranë tifozëve. Hap pika të reja shitje të biletave...

Klubi Vllaznia më pranë tifozëve. Hap pika të reja shitje të biletave për ndeshjen ndaj Kastriotit

Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur qe te jete me prane tifozeve duke menduar nje zgjidhje ndryshe per shitjen e biletave. Nese deri me tani ky proces eshte bere ne nje apo dy pika, nga kjo jave ne dispozicion te tifozeve do te jene kater pika per blerjen e biletave te ndeshjes Vllaznia- Kastrioti.

Nje gje e tille eshte bere per te qene me prane tyre dhe per te eliminuar rradhet e zakonshme qe krijohen zakonisht diten e ndeshjes ne sportelet prane stadiumit. Ne njoftimin e shperndare nga klubi shkodran njekohesisht behen te ditura edhe çmimet e biletave te kesaj ndeshje qe fillojne nga 1500 leke ne tribunen VIP dhe perfundojne ne 200 leke ne tribunen C. Ja njoftimi i klubit shkodran:

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e nesërme do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Kastrioti, e vlefshme për javën e pestë të Abisnet Superiore. Ndeshja do të luhet në Shkodër, ditën e dielë, në orën 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Oraret e shitjes së biletave tek biletaria e Stadiumit, për këtë takim, janë:

-E enjte, dt. 15 Shtator 2022, Ora 16.00 – 19.00

-E premte, dt. 16 Shtator 2022, Ora 10.00 – 19.00

-E Shtunë, dt. 17 Shtator 2022, Ora 10.00 – 19.00

-E Dielë, dt. 17 Shtator 2022, Ora 10.00 – 18.00

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:
Në Shkodër:

-Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”.

-Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.
Në Koplik:

-Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.

Në këto pika biletat do të shiten që nga dita e nesërme, dt. 15 Shtator 2022 deri ditën e ndeshjes.
Eja edhe ti!
Forca Vllaznia!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments