Klubi i Futbollit Vllaznia ka publikuar paraditen e sotme kalendarin e ndeshjeve të ekipeve të saj për ndeshjet e kësaj jave. Kështu, siç bëhet e ditur ndeshja ndaj Vorës e vlefshme për javën e tetë të kampionatit të kategorisë së parë, do të luhet ditën e shtunë.

Po ashtu, bëhet e ditur se ndeshja nuk do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” por në fushën “Reshit Rusi”. Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë këtë vendim që kuqeblutë të mos luajnë në stadium sepse duan që ta ruajnë fushën e tij për ndeshjen me Skocinë.

Nga ana tjetër, luajtja e ndeshjes së Veleçikut ditën e dielë në “Reshit Rusi” ka bërë që ndeshjet e Akademisë Vllaznia të mos luhen ditën e dielë por të shtyhen për të hënën.

Ndërkohë, “Vllaznia B” do të luajë të dielën në Pezë-Helmes ndaj Internacionalit. Ky eshte kalendari i ndeshjeve te kesaj jave per ekipet kuqeblu.