Ish- sulmuesi i njohur i Vllaznise Arsen Hajdari pritet te nise nje aventure te re pas pak ditesh. Lojtari 32 vjeçar po stervitet me ekipin e Veleçikun dhe pritet te firmose me kete skuader per sezonin e ri.

Hajdari eshte larguar tashme nga Beselidhja dhe nuk ka nder mend te heqe dore nga karriera e tij sportive. Per kete arsye, e ka mirepritur ftesen e trajnerit Lika per t’iu bashkuar koplikasve ne stervitje.

Kuptohet qe me pervojen e tij te madhe, ai do te jete nje ndihme e forte per Veleçikun ne objektivin qe ai pritet te kete ne sezonin e ri, per te synuar ngjitjen ne kategorine e pare.

Hajdari para pak vitesh ka qene nje nga lojtaret me te spikatur te Kategorise Superiore teksa me fanellen e Vllaznise u dallua edhe si nje golashenues i mirefillte.

Tashme tek koplikasit do t’i duhet te beje te njejten gje sepse prej disa sezonesh ata kane vuajtur per nje sulmues te mirefillte./SHKODRA-SPORT.COM/