Klubi i futbollit Vllaznia kërkon që të jetë transparent në të gjitha drejtimet dhe këtë kërkon ta bëjë edhe tek akademia e vet.

Ai ka kërkuar përmes një postimi nga prindërit, por edhe të tjerë si bashkëpunim që të denoncojnë çdo abuzim qe ata mendojne se mund te behet ne adrese te tyre.

Në këtë postim thuhej: “Akademia e Futbollit Vllaznia kërkon bashkëpunimin e të gjithë dashamirësve të sportit, prindërve, lojtarëve që të na informojnë në lidhje me çdo padrejtësi që mendoni se kryhet në dëm të lojtarëve të akademisë, abuzim apo çdo lloj forme e cila pengon rritjen e cilësisë sportive.

Duke respektuar të drejtën tuaj për të adresuar çdo shqetësim, Klubi i Futbollit Vllaznia do të angazhohet në maksimum për të rritur besimin ndaj publikut dhe së bashku të ngremë çdo shqetësim”.