Drejtuesit e klubit shkodran pas qëndrimit të drejtorit sportiv Grima duket qartë se nuk kanë dëshirë t’I mbajnë me zor futbollistët e tyre, pavarësisht se Sukaj apo Vajushi mund të jenë pikat më të forta të skuadrës. Krerët e klubit duken të ftohtë në këtë mes dhe prandaj nuk kanë ndër mend të kërkojnë “armëpushim” në këtë mes.

Thjesht do kërkojnë të zbatojnë kontratat që kanë të nënshkruara sipas ligjit me secilin prej futbollistëve. Prandaj dhe, pjestarë të bordit drejtues të klubit kanë bërë të ditur se “Sukaj mund të iki në janar dhe ne nuk do ta pengojmë për këtë gjë nëse dëshiron të largohet. Veçse klauzola që ka të shkruar në kontratë, parashikon se lojtari mund të largohet nëse derdh në arkën e klubit shumën e 50 mijë eurove. Por largimi e ka një destinacion: vetëm jashtë Shqipërisë. Pra, nëse Sukaj vërtetë mendon se mund të shkojë tek Flamurtari siç shkruhet në gazeta, apo në ndonjë skuadër tjetër të kampionatit shqiptar, ta harrojë. Nëse don të rrijë në Shqipëri, atëherë ai do të duhet të paguajë një shumë më të madhe sesa 50 mijë euro në arkën e klubit”. Që do të thotë se Flamurtari apo ndonjë skuadër tjetër e kampionatit tonë që ëndërrojnë ndoshta të marrin Sukajn, duhet të mendojnë për një ofertë tjetër në adresë të klubit shkodran për të marrë shërbimet e këtij lojtari.