Kategoria Superiore është ndalur për shkak të bojkotit të Superligës. Futbolli në Shqipëri duhet të kishte filluar më 12 shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi Liga Profesioniste dhe klubet kanë kërkuar plotësimin e 4 kërkesave.

Dukej se kjo javë do të ishte e fundit dhe skuadrat do të zbrisnin në fushë, por presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima mendon ndryshe.

“Mendoj se ky bojkot ka ndihmuar që ky problem të shtrihet gjerësisht dhe të mësohet nga të gjithë. Nuk besoj se kjo javë do t’I japi fund bojkotit pasi nuk ka ndodhur asgjë që të fillojë kampionati.

E vetmja gjë që ka ndodhur është që Qeveria mund të ketë lexuar letrat tona dhe nuk ka ndodhur gjë tjetër përveç kësaj.

Kryeministri Rama ka thënë që Fidel Ylli është I ngarkuar për këtë çështje, por ai nuk ka në dorë asgjë pasi vendimet I merr Qeveria. Problemi nuk është te Liga, por te Qeveria”, u shpreh Koço Kokëdhima./newsport/