Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme për të dhënë verdiketet e javës së kaluar në futbollin shqiptar. Superliga dhe Kategoria e Parë ishin pushim për shkak të kombëtareve, ndërsa u zhvillua vetëm ndeshjet në Grupin B të Kategorisë së Dytë si dhe moshat.
Disiplina ka “masakruar” me 4 ndeshje pezullim Ardit Hilën, mesfushori që këtë fundjavë luajti me Kukësi U21 ndaj Bylisit dhe doli me karton të kuq. Nga Disiplina e ka pësuar edhe Kristi Vangjeli, zv.trajneri i Tiranës, por këtë herë jo me bardheblutë, por me skuadrën e Roamel në kampionatin amator.
Vendimet e plota:
1 Lojtari i Labëria Fc, Alfredo Sinaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2 Labëria Fc, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
3 Lojtari i FC Gramozi, Edmond Osmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4 Lojtari i FC Gramozi, Maldin Lice, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5 Lojtari i FK Këlcyra, Haki Shele, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6 FC Gramozi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
7 KF Laçi U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër FK Apolonia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
8 Lojtari i Kukësi U-21, Alessandro Xhambazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9 Lojtari i KF Egnatia U-21, Alessandro Kacbufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10 Lojtari i FK Kukësi U-21, Ardit Hila, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11 Lojtari i Shkëndija Tr. U-17, Ensar Tafili, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12 Lojtari i Football Republic U-17, Ardit Manjani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13 Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis Football Republic U-17 dhe Vora U-17. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
14 Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis Vora U-17 dhe Durrësi 04 U-17. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
15 Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi B, midis KF Skënderbeu U-17 dhe Vora U-17. Urdhërohet Sektori i Garave pranë FSHF për kryerjen e verifikimeve të nevojshme.
16 Lushnja Femra U-16, për aktivizimin e dy lojtareve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave U-16 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-16, në bazë të neneve 30/3 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
17 Lojtari i ROAMEL, Bledar Lami, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18 Lojtari i ROAMEL, Kristi Vangjeli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19 Lojtari i Friends Team, Gevi Madani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20 Friends Team, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Sunday League – FSHF, kundër ROAMEL, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0.
21 Pranimin e kërkesës së lojtarit të Football Republic U-17, Franc Rabeta, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.