Dy dite me pare ka gazeta “Shkodra Sport” qe konfirmoi lajmin se Tirana kishte shprehur interesim per mbrojtesin shkodran te Bylisit, njekohesisht edhe kapiten i kesaj skuadre Aleksander Trumçi.
Nje gje e tille eshte bere e ditur sot edhe nga mediat prane klubit bardheblu te cilat tregojne se drejtuesit e kesaj skuadre kane shprehur interes per te marre sherbimet e 22 vjeçarit qe luan ne rolin e mbrojtesit te krahut te djathte.
Trumçi ka bere paraqitje shume te mira me Bylisin ne dy sezonet e fundit dhe jo me kot, tashme ka fituar edhe vemendjen e kampioneve ne fuqi te vendit. Keta te fundit ne fakt jane te interesuar edhe per Ardit Iljazin që aktivizohet te Erzeni.
Ditet ne vijim te merkatos do te tregojne me shume gjera ne lidhje me keto opsione te merkatos se bardhebluve por e rendesishme per Trumçin sidomos eshte qe i ka dale emri tek skuadra kampione ne fuqi e vendit.
Ky eshte nje tregues qe ai duhet te vazhdoje te punoje fort e te beje mire me skuadren aktuale sepse ne fund te fundit puna e tij nje dite ka per t’u shperblyer./SHKODRA-SPORT.COM/