Tek Egnatia merkatoja dimërore po kthehet tashmë në çështje. Në fakt, që në startin e këtij sezoni rrogozhinasit ishin ndër ekipet me organikën më të pasur të futbollistëve vendës apo të huaj.
Ndryshe nga sa kanë menduar drejtuesit, situata reale ka dalë tutje çdo pritshmërie, madje duke sjellë më shumë “firo” sesa ardhje futbollistësh. Kryesisht në repartin e sulmit zhvillimet kanë qenë me intensitet të paparë duhet thënë. Tanimë pritet, sipas prononcimit të bërë dje posaçërisht për “Panorama Sport” nga drejtori i përgjithshëm i KF Egnatias, Kledi Zenelaj, të ndërhyhet shpejt.
“Pritet të mbërrijnë shpejt një ose dy futbollistë të huaj që janë lojtarë sulmues. Negociatat po vijojnë dhe sapo të arrihet akordi emrat e tyre do të bëhen menjëherë publikë”, saktësoi drejtori i rrogozhinasve që po ndjek nga afër tërë zhvillimet më të fundit.
IKJET – Të deklaruara dhe të gjitha me një shkak përkatës konsiderohen tashmë largimet e katër sulmuesve e një mesfushori. Pra, pesë lojtarë. Që duken disi shumë në këtë periudhë. Nisi thuajse që në mbyllje të muajit nëntor deklarimi për mospërfshirjen më në ekip qendërsulmuesit Do Santos Bezerra Klaudivan. Braziliani “Bambam”, siç njihej ndryshe, nuk shënoi asnjë gol në kampionat.
Dhe kur kjo i ndodh një sulmuesi atëherë rrjedhimet janë të qarta. Sapo u tha që Bambam do të largohej, Egnatia gjeti menjëherë dublimin, duke nënshkruar me sulmuesin ganez Rafael Daumena që pritet tëdebutojë në ndeshjen e pasnesërme të javës së 16-të qëEgnatia do të presë nëRrogozhinë, Erzenin e Shijakut. Ndryshe nga ikja e Bambamit, me mirëkuptim është zgjidhur mes palëve largimi i qendërsulmuesit shqiptaro-malazez, Ilir Camaj.
Ky futbollist me karakteristika loje të mira, sidomos në aspektin fizik, kërkoi dhe gjeti dakordësinë e presidentit Demrozi për largimin e tij. Për çështjen “Dzon Delarzhe” rrogozhinasit ia kishin bërë të qartë futbollistit kthimin në skuadër më datë 10 janar. Kjo gjë nuk ndodhi për shkak edhe të disa parregullsive në dokumentacion qëka pasur lojtari.
Në këto kushtepalët kanë rënë dakord të zgjidhin kontratën me një marrëveshje mes tyre. Dy largimet e tjera janë nga radhët e mesfushorëve. I pari u deklarua beratasi Erald Hyseni që luajti nëkampionat vetëm 9 minuta në 15javët e periudhës së parë tëkëtij sezoni. Ndërsa për largimin e pritshëm të fierakut Skerdilajd Levendi, drejtori Zenelaj theksoi dje se është rënë dakord që ky futbollist të huazohet për 6 muaj tek ekipi i Lushnjës, por procedurat për këtë kalim akoma nuk janë mbyllur dhe lojtarit, derisa të ndodhë kjo, i duhet të jetë në stërvitjetek Egnatia.
Edhe Levendi për shkak të një dëmtimi që pati kaluar luajti vetëm dy ndeshje si zëvendësues, në javën e 6-të hyri në fushë në minutën e 74-t në barazimin 0-0 ndaj Kastriotit në shtëpi dhe në javën e 10-të kur Egnatia fitoi 3-0 në fushën e saj me Partizanin ai u preferua të futej në fushë në 26 minutat e fundit të kësaj ndeshjeje .Me një total prej 52 minutash është parë i arsyeshëm huazimi i këtij lojtari drejt Lushnjës, ku mendohet se mund të gjejë mëshumë hapësira për aktivizimine tij.