Ish-legjenda e Milanit, tashmë në postin e presidentit të federatës së futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviç, vlerëson ekipin e Kosovës për arritjet e fundit, duke e cilësuar një ekip të fortë në grupin për Euro 2020.

Saviçeviç, pohoi se Kosova ka një ekip të rrezishëm dhe se kurrsesi nuk e nënvlerëson. Në grup me Malin e Zi dhe Kosoëvn, gjenden gjithashtu Anglia, Republika Çeke dhe Bullgaria. Mali i Zi me Kosovën ndeshjen e parë do ta luajë më 7 qershor në Podgoricë dhe kthimin në 14 tetor në Prishtinë.

“Kohët e fundit kemi qenë në gjendje të jashtëzakonshme, në fillim ndeshja me Serbinë, tani me Kosovën. Këto janë ndeshje më të vështira për t’u organizuar. Kosova është një skuadër e rrezikshme dhe ne nuk mund, as do ta nënvlerësojmë askënd.

Ata janë më të mirë se sa ne. Kanë entuziazëm pas ndeshjeve të mira në Ligën e Kombeve. Nëse jemi të plotë, ne do të jemi më të mirë se ata. Megjithatë, grupi është i tillë aq sa unë besoj se do të ketë shpërndarje të pikëve, një grup i pasigurt deri në fund. Jam i bindur se kemi një mundësi për Euro 2020”, tha Saviceviç.