Trajneri i Shqipërisë U21 Alban Bushi u shpreh ditën e sotme në konferencë për shtyp se ende nuk e di nëse mbrojtësi Jon Mersinaj do të arrijë të bashkohet me kuqezinjtë.

Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit ka qenë në kontakt me persona që kanë rezultuar pozitvë me COVID-19 dhe në këtë formë i është nënshtruar karantinës së detyrueshme.

Ndërkohë, në këtë grumbullim me Shpresat e sigurt është se do të mungojë edhe Enis Çokaj. Edhe mesfushori koplikas është në karantinë, gjithashtu për shkak të kontaktve me persona të infektuar.

Dy futbollistët shqiptarë nuk luajnë prej dy javësh me Lokomotivën dhe humbën edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i kroatëve është shprehur se në ekip ka probleme prej COVID-19. /VipSport/