Trajneri Brdariç e kishte paralajmeruar qe te merkuren ne Fushe-Kruje dhe ne fakt keshtu do te ndodhe. Diten e shtune Vllaznia do te luaje nje tjeter ndeshje miqesore, por kete here ne stadiumin “Loro Boriçi” te SHkodres.
Perballe saj do te jete Erzeni i Shijakut dhe takimi do te startoje ne oren 17.00. Keshtu mesohet nga burime prane skuadres shkodrane dhe kjo do te jete miqesorja e trete per kuqeblute.
Pas dy sfidave te luajtura ne Puke dhe Fushe- Krujes ndaj Teutes dhe Kastriotit, tashme djemte e drejtuar nga trajneri Brdariç do te luajne te paren miqesore ne fushen e tyre.
Kuptohet qe Erzeni ndoshta nuk eshte nje kundershtar i nivelit te larte megjithate per stafin teknik te kuqebluve e rendesishme eshte qe te harmonizojne skuadren e tyre dhe te shohin performancen e lojtareve qe po vijne nga merkatoja.