Ka lindur ne Lezhe dhe eshte me origjine nga Shijaku, por karrieren e saj e ka bere ne Tirane, Mirdite, Zvicer e tashme po e vazhdon ne Shkoder. E kemi fjalen per volejbollisten Sara Hasku e cila kete sezon eshte shnderruar ne nje nga protagonistet kryesore te ekipit te Vllaznise.

Bjonde, e gjate, Sara te bie menjehere ne sy dhe jo vetem per lojen ne parket, por edhe per pamjen dhe hijeshine e saj. Ajo ka pranuar te flase me gazetaren Fabiola Caka duke dhene nje interviste per “Shkodra Sport” duke shpjeguar arsyen pse zgjodhi Vllaznine, por ka folur edhe per pasionet e saj e gjera te tjera.


– Sara, cila eshte arsyeja qe zgjodhet Vllaznine per te vazhduar karrieren tuaj?

Kisha disa oferta nga ekipe brenda dhe jashte vendit dhe isha ne bisedime te avancuara me nje ekip por ne fund nuk u gjet dakordesia dhe oferta tjeter me e mire ishte e Vllaznise. Perpos kesaj, mos te harrojme qe emri i Vllaznise eshte shume i madh ne sportin shqiptar dhe ishte nje sfide me e madhe per te ardhe ne Shkoder. Por deri me tani besoj se kam bere zgjedhjen e duhur.

– Jeni ambientuar me qytetin, skuadren?

Ambjentimi ne skuader ka qene goxha i thjeshte duke qene se pjesen me te madhe te vajzave i njoh. Gjithashtu trajner Dorin e kam pasur trajner dhe tek kombetarja U19. Sa i takon qytetit, ka qene gjithmon nje qytet i preferuar per mua dhe eshte per t’u vlersuar miekpritja qe te japin njerezit ketu.


– E kenaqur me paraqitjen tuaj personale deri tani?

Sado mire te jesh me veten asnjehere s’duhet te jesh e knaqur me paraqitjet ne fushe sepse duke marer kenaqesi nuk i le vetes vend per permiresim.


– Ke ndonje hobi tjeter veç sportit?

Me pelqejne udhetimet dhe ecjet ne natyre.

– Ngjyra dhe ushqimi juaj i preferuar?

Ngjyra…kuq e blu (hahaha)… Me pelqen ngjyra e zeze dhe ushqimi i preferuar jane pastat.

– Si e kalon kohen ne Shkoder? Kush jane njerezit me te afert qe takon?

Nje pjese te madhe te dites e kaloj me skuadren duke qene se bejme dy here ne dite stervitje. Pjesen tjeter te dites ia kushtoj njerezve te dashur.

– Dhe kush jane njerezit e dashur?

Njerzit me te afert te zemres ku marr dhe jap dashuri.

– Shoqja me e ngushte?

Sporti te dhuron shoqeri shume te bukur. Mund te permend Lorela Picakun, Stela Kirin dhe Ssmeralda Tucin. Luajme sebashku per Vllaznin dhe ato jane shoqe te ngushte edhe jashte fushes se sportit.

– Çfare do vecoje diçka nga jetesa e re ne Shkoder?

Ndryshe nga jetesa e Tiranes qe esht shume e zhurmshme, preferoj Shkodren sepse te fal qetesi dhe dashuri si qytet.

– Kush eshte synimi juaj?

Synimi im kryesor per momentin eshte te mbyllim kampionatin ne objektivin qe ka ekipi jone.


– Dhe cili eshte objektivi i Vllaznise kete vit?

Te bejme nje paraqitje sa me dinjitoze ne loje, te stervitjemi fort dhe te rritemi profesionalisht si ekip.
Intervistoi: Fabiola CAKA