Ndryshime serish ne krye te listes se golashenuesve me te mire te kampionatit 5×5 qe po zhvillohet ne Shkoder nen kujdesin e Federates Shqiptare te Futbollit.

Ne fakt, nga java e pare e deri me sot, ne krye te kesaj liste eshte futbollisti i ekipit “Olimpik 1 Maji”, Blerim Gavoçi, i cili ka shenuar rregullisht ne çdo ndeshje dhe aktualisht ka 12 gola te rregjistruar me emrin e tij.

Por “SHKODRA SPORT” raporton se kete jave, kreun e golashenuesve me te mire e ndan me nje futbollist tjeter. Behet fjale per Alsed Abdija i ekipit “Guri i Zi” i cili po ashtu ka 12 gola te shenuar.

Ne vend te trete eshte futbollisti i ekipit “Don Bosko” Xhoni Tinaj me 11 gola por me nje ndryshim sepse ai ka luajtur ne 3 ndeshje deri me tani dhe jo ne kater si Gavoçi e Abdija./SHKODRA-SPORT.COM/


RENDITJA E GOLASHENUESVE ME TE MIRE PAS JAVES SE 4-TE:

1. Blerim Gavoçi (Olimpik 1 Maji) 12 gola

2. Alsed Abdija (Guri i Zi) 12 gola

3. Xhoni Tinaj (Don Bosko) 11 gola

4. Irlind Zaja (MFC Panthers) 8 gola

5. Armando Shkambi (Don Bosko) 8 gola