Tirana po përgatitet për ndeshjen me Kukësin dhe trajneri Orges Shehi ende nuk ka vendosur përfundimisht për formacionin.
Dy lojtarë e shqetësojnë teknikun e bardhebluve.
Marsel Ismajlgeci është dëmtuar me Shqipërinë U21 dhe është në luftë me kohën për t’u rikuperuar.
Shqetësimi tjetër është sulmuesi Redon Xhixha, i cili është stërvitur individualisht së fundmi për shkak të një problemi në një nga gishtat e këmbëve.