Veleçiku i Koplikut që nga sonte është pa trajner. Ai që ka qenë në këtë detyrë, pikërisht Kreshnik Krepi, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Lajmin e ka konfirmuar eskluzivisht për gazetën www.shkodrasport.com vetë Krepi kur ka thënë: “Që nga sonte unë nuk do jem më trajner i Veleçikut. Zgjodha këtë moment kur skuadra e kaloi periudhën e vështirë dhe thuajse nuk është më në zonën e rrezikuar për rënien nga kategoria. Nuk kisha dëshirë ta lija në një situatë tjetër dhe meqë gjërat tashmë janë normalizuar, vendosa të largohem”. I pyetur më tej se cila ka qenë arsyeja e dhënies së kësaj dorëheqje, Krepi ka deklaruar: “Mund të them se arsyeja e largimit ka patur të bëjë me mospërputhjen e ideve të mia të punës me ato të drejtuesve të klubit. Për të mos vazhduar punën në rrethana të tilla, vendosa më mirë të largohem”. Në këtë mënyrë, tashmë Veleçikut i duhet të gjejë një trajner tjetër për ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit. Për t’u vlerësuar në maksimum puna e Kreshik Krepit i cili e mori skuadrën në pozita shumë të vështira megjithatë arriti ta nxjerrë nga ajo situatë dhe tashmë ndodhet në kushte më komode në renditje, thuajse i shpëtuar nga rënia prej kategorisë.
© shkodrasport.com