Boksieri shkodran Kristian Demaj do jetë sërish në ring këtë muaj për ekipin e tij Mexico Guerreros që merr pjesë në ëorld Series Boxing. Ndeshja do të zhvillohet këtë herë në Poloni teksa përballë do ketë një boksier të ekipit vendas Hussars Poland që merr pjesë në këtë ligë gjysmëprofesioniste. Ajo që vlen për t’u theksuar është se Demaj në këtë ndeshje do të jetë i shoqëruar nga një emër i njohur i boksit shkodran dhe atij shqiptar, Jetmir Kuçi i cili prej disa kohësh është edhe trajneri i tij. Përgatitjet e kësaj dysheje kanë qenë intensive gjatë kësaj periudhe dhe shpresat janë të mëdha për arritjen e një fitoreje, fitore që do të ishte e para për boksierin shkodran që merr pjesë në këtë ligë për të dytin vit me rradhë. Për më shumë, suksesi në ndeshjen e 21 shkurtit, do ishte edhe mënyra më e mirë për të festuar 23 vjetorin e lindjes së Kristian Demës prandaj dhe ne ia urojmë një gjë të tillë.
© shkodrasport.com