ukësi luan këtë javë përballë Vllaznisë për javën e shtatë të Kategorisë Superiore dhe synon të lërë pas humbjen përballë Teutës.

Nga ana tjetër, Vllaznia vjen nga një moment i mirë në kampionat pasi ka mundur me rezultatin 4-0 Skënderbeun pak ditë më parë.

Duke parë vështirësinë që kjo ndeshje ka, natyrisht mungesat te Kukësi janë një dhimbje koke për trajnerin Shpëtim Duro. E sigurt është mungesa e Emiljano Mustës i cili mungon prej disa javësh për shkak të një problemi muskulor.

Ndërkohë, në luftë me kohën është edhe Valon Et’hemi. Zv. kapiteni ka pësuar një dëmtim para pak ditësh dhe tani shpreson që të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Vllaznisë.

Ai është stërvitur këto ditë dhe mbetet të shihet nëse do të jetë deri në 100% deri ditën e ndeshjes. /VipSport/