Kukësi dhe Teuta do të përballen në “Loro Boriçi” në orën 16:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Abissnet Superiore.

Një takim që synim i vetëm për verilindorët dhe durrsakët janë vetëm 3 pikët. Kuksianët e Diego Longos kërkojnë të bëjnë autokritikën për atë humbje në Laç një javë më parë, ndërsa djemtë e Reanto Arapit do të synojnë fitoren e dytë radhasi në kampionat.

Për këtë përballje të dy trajnerët kanë vendosur edhe për lojtarët titullarë që do të nisin ndeshjen nga minuta e parë me synimin e vetëm fitoren.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafas, Gligorov, Lulaj, Pëllumbi, Musta, Taipi, De Lucas, Milunovic, Basa, Shkurtaj, Puntus. Trajner: Diego Longo

Teuta: Dema, Idrizaj, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Aleksi, Acquah, Vila, Hebaj, Vila. Trajner: Renato Arapi.