Me vendin e dytë të sigurt, më shumë se për ndeshjen me Flamurtarin që mbyll kampionatin, te Kukësi po mendojnë për merkaton.

Nga skuadra do të largohet sulmuesi kryesor, Sindrit Guri, i cili ka firmosur për Ostenden në Belgjikë, kështu që trajnerit Pakult i duhet një sulmues me kualitet sa më shpejt.

Kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë, që pritet të përforcojnë sulmin kuksiane dhe duket se më afër është Sebino Plaku, kapiteni i Kamzës.

Një hipotezë është edhe shkodrani Rubin Hebaj, i cili është pjesë e Domzhales në Slloveni, ku nuk ka pasur shumë hapësira dhe ndoshta mund të luajë një sezon te Kukësi në formë huazimi.

Por drejtuesit e klubit verior, me anë të menaxherëve të ndryshëm, do të shohin edhe alternativat e ndryshme që ofron tregu i huaj.

Problemi është se nuk ka shumë kohë, pasi Kukësi duhet të përgatitet për Kupat e Europës.

Ende nuk është e qartë, nëse ekipi i trajnerit Pakult do të luajë në Champions, apo në Europa League, sepse gjithçka varet nga dënimi i Skënderbeut./visport/