Kukësi vijon të stëvitet me ritme të larta nën drejtimin e trajnerit, Diego Longo.

Grupi duket se është i motivuar për të punuar së bashku, teksa po shfrytëzojnë këtë periudhë edhe për tu përshtatur në lojën e tyre.

Ndërkaq, Shqiprim Taipi ishte mungesa e vetme në stërvitjen e paradites së sotme të Kukësit.

Futbollisti ka marrë leje te drejtuesit për shkak të një gëzimi familjar.

Taipi i cili u bashkua me klubin verilindor vetëm pak ditë më parë shihet si një përforcim cilësor për skuadrën e sezonit të ardhshëm.