Kukësi ka arritur të mposhtë në shtëpi Laçin, në javën e 15-të të Superiores, me rezultatin 1-0.

Verilindorët e dominuan pjesën e parë dhe gjetën rrjetën me kapitenin Taipi me një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit që përfundoi në trekëndëshin e portës.

Në pjesën e dytë kurbinasit ishin më kërkues, por fati nuk ishte me ta.

Kështu Kukësi lë momentalisht vendin e fundit dhe ngjitet në vendin e 8-ë, ndërsa Laçi vazhdon të qëndrojë në vendin e 5-ë dhe duket se i ndërlikon gjërat për garën në zonën europiane.

REZULTATI:

KUKËSI 1-0 LAÇI

33′ Gj. Taipi