Padyshim një nga emrat më të përfolur të momentit është mesfushori i Brighton dhe Kampion i Botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister, i cili me performancat e tij në kampionat dhe “Katar 2022” ka impresionuar drejtuesit e shumë “top klubeve”.
Falë paraqitjeve mbresëlënëse kur shënoi 1 dhe asistoi 1 gjatë Botërorit, tashmë Atletico Madrid, Tottenham Hotspur dhe Arsenal janë në “ndjekje” të mesfushorit të talentuar 23-vjeçar.
Ndërkaq, kontrata e Mac Allister me Brighton zgjat deri në verën e vitit 2025. Ai ka shënuar 5 gola në 14 ndeshje në Premier League këtë sezon.