Ndeshja e pasdites së sotme në mes Kukësit dhe Vllaznisë që do të nisë në orën 14.00 në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit, konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet.

Kukësi kërkon fitoren për të forcuar pozitat në vendin e dytë ndërsa Vllaznia për t’iu larguar sërish Teutës që është vetëm një hap pas.

Duke parë një rëndësi të tillë të kësaj ndeshje, FSHF ka përzgjedhur një arbitër të FIFA-s për të vendosur drejtësi në këtë takim.

Bëhet fjalë për lezhjanin Eldorian Hamiti. Ai do të ketë ndihmën e anësorit tiranas Nertil Bregasi dhe lezhjanit tjetër Paulin Simoni.

Sakaq, arbitër i katërt është caktuar Olsid Ferataj nga Patosi. Vëzhgues i arbitrave do jetë tiranas Kastriot Xhaferraj ndërsa delegat Uvil Zajmi.

Ndeshjet e djeshme të Superligës kanë dhuruar jo pak gabime të arbitrave dhe të shpresojmë që sot të mos ndodhë kështu.
© shkodrasport.com