Futbolli shqiptar me ne fund do te nise rrugetimin e tij per sezonin e ri futbollistik dhe do te startoje pikerisht me ndeshjet e Kupes se Shqiperise.

Te parat do te luhen diten e diele dhe sipas shortit te paracaktuar, Vllaznia do te luaje ne Shkoder ndaj Devollit me nje ndeshje te vetme dhe fituesi do te kaloje ne turin e dyte.

Te gjitha gjasat jane qe fituesi te jete Vllaznia dhe nderkohe tashme dihet edhe se kush do te jete kundershtari i saj ne turin e dyte, ndeshja e te cilit do te luhet me 12 nentor.

Ekipi shkodran do te kete perballe fituesin e çiftit Luftetari- Elbasani. Per vete problemet qe kane te dy keto skuadra, serish konsiderohet nje short i lehte dhe Vllaznia kesisoj mund te shkoje lehte deri ne çerekfinale.

Aty ku gjasat jane qe kundershtar te kete Kukesin. Do te jete nje ndeshje e vetme dhe gjithçka mund te ndodhe. Kuqeblute me vetem tre ndeshje mund ta shohin veten ne gjysmefinale te Kupes, duke iu ofruar shume Kupave te Europes qe jane edhe objektivi i tyre kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/