HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKuqeblutë në analizë. Administratori kërkon kthesën ndaj Kamzës

Kuqeblutë në analizë. Administratori kërkon kthesën ndaj Kamzës

Barazimi ndaj Flamurtarit dy ditë më parë nuk ka kaluar krejt në heshtje tek Vllaznia. Përpara fillimit të seancës së sotme stërvitore, ekipi ka zhvilluar një analizë të shkurtër ku i pranishëm ka qenë edhe administratori i klubit Astrit Gjyrezi. Ai mësohet se ka folur disa minuta para futbollistëve në lidhje me situatën në skuadër dhe po ashtu, mësohet se është ndalur gjatë tek sfida e rradhës në të cilët Vllaznia duhet patjetër të kërkojë fitoren.

Kuptohet që skuadra duhet të mbajë përgjegjësitë e duhura për këtë situatë të krijuar sepse planet kanë qenë për të tjera rezultate në këto pesë javë të para të kampionatit. Po ashtu, numri 1 i klubit padyshim që ka kërkuar kthesën në ndeshjen ndaj Kamzës. Çka do të thotë se ka kërkuar nga ekipi fitoren në ndeshjen e së hënës. Arritja e saj në Kamëz është në njëfarë mënyre edhe detyrë për të rikuperuar pikët e lëna deri më tani dhe për të rregulluar pozicionimin në renditje.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments