HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKuqeblutë nesër në fushë për arritjen historike, por edhe për shpërblimin e...

Kuqeblutë nesër në fushë për arritjen historike, por edhe për shpërblimin e majmë

Vllaznia do të ketë në dispozicion 70-milionë lekë të vjetra premio, në rast kualifikimi në turin e tretë të Conference League. Ne kete menyre, perpos kenaqesise te arritjes historike, kalimit ne turin e trete te Kupave te Europes, kuqeblute do t’i gezoheshin edhe shperblimit.

Fillimisht u deklarua shume 50 mije euro, por tashme ajo eshte rritur. Natyrisht, diferenca nga 50-mijë euro në 70-milionë lekë, është diku te 12-milionë lekë të vjetra më tepër për kuqeblutë, në krahasim me premtimin e parë që iu bë skuadrës.

Në fakt, vlen të theksohet se në rast eleminimi, sërish klubi Vllaznia del nga Europa me një bonus jo të vogël, pikërisht 450-mijë euro, që UEFA i jep për pjesëmarrjen në turin e dytë të Conference League.

Tek Vllaznia ne fakt asnjehere nuk kane munguar shperblimet ne ndeshje te rendesishme dhe shembulli me i fundit ishte fitimi i Kupes se Shqiperise ne fundin e muajit maj, per te cilin kuqeblute moren si shperblim shumen prej 100 milione lekesh dhe plus kesaj edhe 30 mije euro te tjera.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments