Vllaznia luan shansin e fundit per Europen, teksa perballe Egnatias, i bejne pune vetem tri piket, per te mbajtur gjalle shpresen per vendin e trete ose te katert.

Ne situaten ku ndodhen, edhe barazimi nuk vlen me per ta. Rezultatet negative te javeve te fundit, sidomos humbja me Tiranen ne “Selman Stermasi”, kane bere qe shkodranet te mos i kene me ne doren e tyre fatet per Europen.

Per kete arsye, ndaj Egnatias, Vllaznia do te luaje gjithçka per gjithçka, per me teper qe vjen me nje bilanc jo fort pozitiv me ta: Nje humbje dhe dy barazime kete sezon.

Skuadra shkodrane beri nje ndeshje pergjithesisht te mire ndaj Kukesit dy jave me pare por me pas zhgenjeu ndaj Tiranes dhe kjo gje krijon dyshime per vazhdimesine. Asaj i duhet patjeter te reagoje sepse tashme nuk ka kohe me per te rikuperuar.
Maringlen ZHIVANI