Lukas Bilia do të largohet në fund të sezonit. Argjentinasit i skadon kontrat dhe palët nuk janë ulur kurrë në bisedime për të vijuar bashkëpunimin. Mesfushori përflitet për një rikthim në atdhe, por në kohët e fundit interesit për shërbimet e tij edhe në Itali ka pësuar rritje.

Thuhet si Filipo Inzagi e ka “prenotuar” për Beneventon në rast se kjo e fundit ngjitet në Serinë A. Në radhë për 34 vjeçarin është edhe Torino që kërkon një lojtar me përvojë për kabinën e regjisë.

Fjala e fundit normalisht i takon Bilias që nëse i ofrohet një projekt i kënaqshëm mund të vendosë të shtyjë rikthimin në Argjentinë ku pretendon të zhvillojë edhe sezonet e fundit të karrierës.

XHOLI – Situatë e ngjashme ajo e Xhakomo Bonaventurës, të cilin gjithashtu e dëshiron Torino. Ai ka ende shpresë për një rinovim kontrate me Milanin, duke qenë se ajo aktuale i skadon në qershor të këtij vit. Edhe për mesfushorin ka shumë klube të interesuara me në krye Napolin e Xhenaro Gatuzos.

Pretendentja më e re për shërbimet e tij, duket Fiorentina që kërkon të përfitojë nga kartoni pa kosto për ta përfshirë në ekip në sezonin e ardhshëm. Përveç 30 vjeçarit, vjollcët do të tentojnë të marrin nga Milani edhe Lukas Paketan, për të cilin nevojitet një investim prej të paktën 30 milionë eurosh…