Kristjan Asllani do të debutojë me Interin që në javën e parë të Serisë A. Fati punon për më të mirin dhe ky është rasti konkret.

Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjet përgatitore me zikaltërit, duke hequr gabimin e vetëm me Villareal në ndeshjen e fundit.

Ndërkohë Brozovic u dëmtua në stërvitje para atij takimin dhe gjendja e këtij lojtari nuk shtë përcaktuar ende, sa i përket mungesës.

E sigurtë është se Inzaghi nuk do ta rrezikojë për ndeshjen e parë kundër Leçes në Serinë A. Ky është një shans i artë për Asllanin që të tregojë vlerat e tij.