Egzon Belica e ka mbyllur me Partizanin. Mbrojtësi që dha kontributin e tij prej 5 vitesh tek të kuqtë duhet t’i jepte lamtumirën kryeqytetasve. Por çfarë ndodhi realisht dhe kush ishte shkaku që Belica të largohej para kohe? Në një intervistë për Newsport, lojtari tregon se në rast të kundërt do të përfundonte te moshat.

“E vërteta është e tillë. Drejtori i ri më ka thënë: “E mira është të mbyllim marrëveshjen me konsensus dhe mirëkuptim pasi stafi s’të “llogarit” fare. Ti ke gjithë të drejtën tënde të qëndrosh dhe të respektosh kontratën.

Por, duke qenë se ata s’të llogarisin fare pasi s’iu jep garanci, mund të përfundosh te ekipet zinxhire”.

Kësisoj, duke ditur vlerat e mia dhe duke mos u dashur të bëhem asnjëherë barrë për klubin, vendosa që të pranoj ndërprerjen e kontratës me shpresën se do të bëhet më e mira për të dy palët”, tha Belica.