Ndonëse luan një kategori më poshtë, Vllaznia ia ka dalë të fitojë ndaj Kamzës së Superligës në ndeshjen e parë të turit të dytë të kupës së Shqipërisë. Në fund të takimit të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 2-1 falë golave të shënuar në pjesën e dytë, fillimisht nga Marku dhe më pas nga braziliani Zhunior.

Këto gola kanë zhvlerësuar golin e shënuar nga Mehmeti në pjesën e parë për Kamzën. Në këtë mënyrë, ekipi shkodran hedh një hap të rëndësishëm për kalimin në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë duke treguar njëkohësisht se është rastësisht në kategorinë e parë.

Me këtë rezultat ndonëse jo shumë të favorshëm, Vllaznia do të udhëtojë pas dy javësh drejt Kamzës me objektiv kualifikimin për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja e sotme tregoi edhe njehere tjeter se Vllaznia e ka vendin ne Superlige dhe rastesisht ndodhet ne kategorine e pare. Megjithate i duhet ende te permiresohet sepse e pret nje rrugetim edhe me i veshtire.