Në Shkodër, e njohin të gjithë. Ky është Zyhdi Çoba, ish basketbollisti kampion i Shqipërisë, që la topin por jo sportin, pasi vijoi karrierën në një tjetër pozicion, atë të mjekut sportiv.

Sot, doktor Zyhdia është 76 vjeç, i dalë në pension por vijon punën plot përkushtim dhe nuk mungon në asnjë seancë stërvitore apo ndeshje të Vllaznisë dhe grupmoshave të kombëtares së Shqipërisë.

Top Channel i ka kushtuar nje kronike te posaçme dhe per te nxjerre ne pah vetite e ketij personazhi shume te njohur. Në gjithë këto vite karrierë, ai ndalet tek një moment i veçantë për të.

Në 51 vite si mjek, Çoba është kujdesur për 105 ekipe me mbi 1400 sportiste ndërsa premton se do të vijojë t’i sherbejë sportit derisa fuqitë ti shterrojnë.