HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi godet sërish në merkato, pas Shkurtajt zyrtarizon edhe një tjetër sulmues

Laçi godet sërish në merkato, pas Shkurtajt zyrtarizon edhe një tjetër sulmues

Laçi po kompleton skuadrën në prag të sezonit të ri në Superiore. Pasi zyrtarizoi një ditë më parë Vasil Shkurtajn, kurbinasit kanë shtuar edhe një tjetër element për repartin e avancuar.

I aktivizur në ligën e dytë serbe, Djordje Ivkovic ka nënshkruar me bardhezinjtë për dy sezone dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Dejan Vukicevic që në duelin e parë kundër Teutës.

“KF Laçi ka nënshkruar për dy vite me sulmuesin Djordje Ivkovic. 26-vjeçari serb pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, në skuadra si Kolubara, Bezanija, Sloboda, Sindelic Beograd, Radnicki, Teleoptik, Zlatibor Cajetina dhe IMT Novi Beograd.

Ai ka luajtur edhe në Slloveni me Ankaran Hrvatini. I urojmë Ivkovic suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi”, shkruan klubi kurbinas në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments