Laçi po kompleton skuadrën në prag të sezonit të ri në Superiore. Pasi zyrtarizoi një ditë më parë Vasil Shkurtajn, kurbinasit kanë shtuar edhe një tjetër element për repartin e avancuar.

I aktivizur në ligën e dytë serbe, Djordje Ivkovic ka nënshkruar me bardhezinjtë për dy sezone dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Dejan Vukicevic që në duelin e parë kundër Teutës.

“KF Laçi ka nënshkruar për dy vite me sulmuesin Djordje Ivkovic. 26-vjeçari serb pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në vendlindje, në skuadra si Kolubara, Bezanija, Sloboda, Sindelic Beograd, Radnicki, Teleoptik, Zlatibor Cajetina dhe IMT Novi Beograd.

Ai ka luajtur edhe në Slloveni me Ankaran Hrvatini. I urojmë Ivkovic suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi”, shkruan klubi kurbinas në njoftimin e bërë në rrjetet sociale.