Aleksandar Ingjatoviç është gati për të nisur aventurën e tij të re në klubin e Ligës së Dytë në Azinë e largët. Po mendonte të tërhiqej nga futbolli aktiv dhe të ndiqte rrugën si drejtor sportiv, por ish kapiteni i Laçit ka pranuar ofertën e re dhe është gati për aventurën e tij të re.
Punjab është emri i ekipit të ri ku mbrojtësi serb mendon të vijoj karrierën e tij. Më herët Ignjatoviç ka qenë pjesë e shume ekipeve duke nisur me Radniçki, Borac, Feynoord, Honvend, Novi Pazar, Sloboda dhe Laçi.
34 vjeçari pritet shumë shpejt të bëjë zyrtar transferimin e tij. Ne Laç e bene ne fakt te kryer emerimin e tij ne postin e drejtorit sportiv, por gjerat kane marre rrjedhe tjeter me pas,
Ignjatovic mendon se mund te jape serish kontribut ne fushen e lojes dhe per kete arsye ka gjetur nje ekip tjeter per te vijuar me karrieren e tij sportive ne fushen e lojes. Per ate si drejtues, padyshim qe do te kete shume kohe ne dispozicion pak me vone.