HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi konfirmon Shpëtim Duron edhe për pas finales me Vllazninë

Laçi konfirmon Shpëtim Duron edhe për pas finales me Vllazninë

Ditë rinovimesh te Laçi! Pas firmës të portierit Mario Dajsinani, ka ardhur zyrtarizimi i rinovimit edhe me trajnerin Shpëtim Duro.

Laçi po bën një sezon të shkëlqyer, pasi ka siguruar prej javësh vendin e dytë në Superiore dhe ka arritur deri në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Duro u rikthye te Laçi më datë 7 prill dhe i ka drejtuar kurbinasit në 8 ndeshjet e fundit. Gjithashtu, Duro ishte trajner i Laçit nga muaji dhjetor i 2020-ës, deri më gusht të 2021-it, duke e ndërtuar praktikisht vetë skuadrën që ka tani në dispozicion.

Ky rinovim i trajnerit 62-vjeçar, vjen dy javë para finales së Kupës së Shqipërisë, ku Laçi do të ketë përballë skuadrës e Vllaznisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments