Laçi ka turpëruar Teutën me rezultatin e thellë 6-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Superiore.
Një fitore e lehtë për kurbinasit, që zgjidhën gjithçka shumë shpejt. Sobowale i dha avantazhin bardhezinjve në minutën e 11-të, ndërsa në minutën e 27-të, ishte Ujka, i cili dyfishoi shifrat me një supergol.
Spektakli i Laçit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa shënuan edhe tre herë të tjera me Melo në minutën e 55-të, Barjamaj në minutën e 61, Ujka në minutën e 79-të dhe Myrta në minutën e 93-të. Golin e vetëm për durrsakët e shënoi Mario Gjata në fundin e sfidës.
Kjo është fitorja e parë për kurbinasit që ngjiten në vendin e gjashtë me 4 pikë, ndërsa Teuta renditet e parafundit me vetëm 1 pikë.
LAÇI 6-1 TEUTA
9’Sobouale, 24′, 78′ Ujka, 56′ Kordeiro, 61′ Barjamaj, 90’+2′ Myrta / 90’+2′ Gjata