Pas 3 vitesh mungese, rikthehet kupa “Agim Tafili”. Nje aktivitet tradicional i organizuar per disa vite me rradhe nga Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Çiklizmit, i cili per fat te keq ishte “harruar” vitet e fundit, por tashme çdo gje eshte rregulluar.

Ka qene nderhyrja e pergjegjesit te sporteve ne Bashkine Shkoder Alban Neziri qe e ka zgjidhur kete çeshtje. Ai ka kontaktuar me presidentin e FSHÇ-se Skender Anxhaku duke i shprehur gatishmerine per ta zhvilluar serish kete aktivitet ne Shkoder, kuptohet duke marre dhe aprovimin e kryebashkiakut Bardh Spahia dhe padyshim qe ky eshte nje lajm i mire.

Shkodra, qyteti qe ka zhvilluar te paren gare çiklistike ne vend,qyteti qe ka organizuar te parin Rreth Çiklistik qe ne vitin e larget 1925, kishte qe prej vitit 2019 qe nuk mirepriste asnje gare çiklistike.

Por ka mjaftuar nje bisede telefonike disa minuteshe mes Nezirit dhe Anxhakut dhe gjithçka eshte zgjidhur. Pikerisht kjo eshte ajo qe i duhet sportit sot ne Shkoder. Gatishmeria per te organizuar te tilla aktivitete qe i bejne nder qytetit dhe mbi te gjitha duke nderuar nje figure te madhe si ajo e Agim Tafilit.

Vete Neziri ka bere te ditur se eshte vendosur qe kupa ne nderim te tij te organizohet ne datat 29 dhe 30 prill dhe ne te do te marrin pjese çiklistet me te mire te vendit./SHKODRA-SPORT.COM/