Po afrojnë ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve dhe trajneri Kristian Panuçi duhet të bëjë llogari të sakta për lojtarët, me të cilët do ta përballojë Izraelin në shtator. Një lajm i mirë për trajnerin kuqezi vjen nga Zvicra.

Mesfushori me përvojë, Taulant Xhaka, ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer i gatshëm për skuadrën e tij në kampionatin zviceran.

Emri i Xhakës figuronte në stolin e rezervave të Bazelit për ndeshjen me Sionin dhe ky është një lajm i mirë, pasi mesfushori kuqezi mungonte që në muajin maj.

Duket se tashmë Xhaka e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen me Izraelin.Nga stoli e ka nisur ndeshjen në fjalë edhe Ermir Lenjani, i cili aktivizohet me Sionin.

Nga dëmtimi i gjatë është kthyer pak kohë më parë edhe mesfushori tjetër, Amir Abrashi, ndërkohë që lajmi i keq për kuqezinjtë ishte dëmtimi i rëndë i sulmuesit Armando Sadiku..vipsport/